Familja mbretërore e Dubait thotë se Princesha Latifa është “nën kujdes në shtëpi” pasi BBC siguroi video në të cilat ajo i akuzoi ata për mbajtjen peng që kur u përpoq të ikte në 2018.
“Ajo vazhdon të përmirësohet dhe ne shpresojmë që do të kthehet në jetën publike në kohën e duhur,” tha një deklaratë familja mbretërore.
Në videot e regjistruara fshehurazi, princesha tha se kishte frikë për jetën e saj. Pamjet nxitën thirrjet globale për një hetim nga OKB, përcjell abcnews.al.
Agjencia e OKB për të drejtat e njeriut ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të japin prova se princesha është ende gjallë.
Por nuk kishte asnjë video ose foto të lëshuar me deklaratën e familjes e cila mund të shërbente si provë e jetës, dhe as nuk jepte ndonjë detaj në lidhje me gjendjen e saj.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha BBC se do të shqyrtonte çështjen, duke shtuar: “Ne i marrim seriozisht të drejtat e njeriut, do të monitorojmë nga afër situatën”.
Kreu i Human Rights Watch, Kenneth Roth, e përshkroi deklaratën e familjes si një “histori kopertine” dhe tha se askush nuk do t’u besonte mbretërve të Dubait derisa Latifa të kishte “lirinë për të folur vetë”. g.v/abcnews.al