Home KRYESORE Meta ‘marshon’ me të rinjtë në Kombinat: Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë...

Meta ‘marshon’ me të rinjtë në Kombinat: Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kombinat të Tiranës.

Meta shprehet se më datë 25 prill, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare.

“25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare.”, shkruan Meta.

Deklarata e Metës vjen pas “përplasjeve” në distancë që kreu i shtetit ka zhvilluar prej ditësh me kryeministrin Rama.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dje i është përgjigjur nga Vlora kryeministrit Edi Rama, atje ku tha se do jetë sa herë të përmendet nga Vlora. Herë me ironi e herë drejtpërdrejt, Meta ka dhënë përgjigjen për ato që i quajti shpifje se “Presidenti shkon natën në Vlorë për LSI”.

Kreu i Shtetit deklaroi se gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë dhe duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ai e cilësoi ‘fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri’.

“Rama zhvilloi fushatë mashtrimi orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerët që sa herë të më përmend nga Vlora, përgjigjen do vij dhe t’ia jap këtu. E meriton Vlora të mos jetojë më me gënjeshtra, por me dinjitetin që i takon, e meriton Selenica që mos të mashtrohet më. E kanë kërkuar ata presidentin dhe presidenti ka përmbushur detyrën e tij”, deklaroi ndër të tjera Meta

(Balkanweb)

Share: