Home KRYESORE “Ndoshta do humb vota, por…” Rama për largimet nga Shqipëria: Nuk është...

“Ndoshta do humb vota, por…” Rama për largimet nga Shqipëria: Nuk është fundi i botës, shqiptarët i mbajti në kafaz veç Enveri

I ndodhur në Vlorë, në një bashkëbisedim me qytetarët atje, ku prezantoi edhe projektet e reja për qytetin, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave opozitare për largimet nga Shqipëria.

Rama i cilësoi skandaloze akuzat, duke thënë se shqiptarët kanë lëvizur gjithmonë në histori, veçse në kohën kur i mbajti të mbyllur si në kafaz Enver Hoxha. Ikjet për të nuk janë fund i botës, pasi gjëra të tilla ndodhin në të gjitha vendet në tranzicion, ku njerëzit janë të lirë të jetojnë e punojnë ku duan.

“Ndoshta humb vota, por… e vërteta është që jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ, më shumë ikin se vijnë. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar, por i gjithë vendeve që kanë dalë nga tranzicioni. Shqiptarët s’kanë dalë veç kur i mbylli Enveri në kafaz dhe i bëri gardelina që duhet të këndonin këngët e partisë. Në të kaluarën shqiptarët kanë qënë popull që kanë lëvizur gjithmonë. Unë kurrë nuk mund t’i them një 20 vjeçari që thotë dua ta provoj veten se nuk pres dot as një mandat tjetër as 2 për të më bërë këtu gjërat që kam dëshirë, por e dua sot dhe do shkoj ta marr atje.

Sot jetojmë në një kohë tjetër. Skandaloze këtu është propaganda që bëhet se ikën 500 mijë vetë kur erdhi Rama. Këto janë çmenduri. Mos harrojmë që ka shumë shqiptarë që janë kthyer në këto periudha. Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, Nuk është fundi i botës. Trendi hisotik do kthehet, por këtë nuk e vendos dot unë. Po ata që lëvizin nga Kroacia, Bullgaria e Rumania? Nuk i regjistron kund njeri si azilantë se ata lëvizin në një treg të përbashkët.

Në 2019 ka pasur 100 mijë kroatë të regjistruar për punë në Gjermani. Çështja është më komplekse. ne s’kemi shkop magjik, se bëjmë dot të atillë që të rinjtë shqiptarë të gjejnë sot këtu atë që kërkojnë dhe shpesh e gjejnë apo jo. Por sështë kollaj dhe atje në Gjermani e Itali, rëndësi ka që jemi në drejtimin e duhur. Gjermania e Italia nuk janë ndërtuar për 7 vjet.”,- tha Rama./balkanweb.com

Share: