Home KRYESORE OBSH: Nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga laboratori

OBSH: Nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga laboratori

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke hetuar origjinën e COVID-19, arritën në Institutin e Virologjisë në Wuhan si pjesë e hetimit për origjinën e koronavirusit. Ata thonë se po marrin të dhëna “të cilat askush nuk i ka parë më parë” dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që virusi të kishte dalë nga një laborator, raporton Sky news.

Dr Peter Daszak, pjesë e misionit të vazhdueshëm të OBSH-së, i tha Sky News: “Ne po shohim informacione të reja, janë gjëra shumë të vlefshme që kanë filluar të na ndihmojnë të shohim drejtimet e duhura për këtë virus.”

Ne jemi në treg duke kërkuar përreth dhe duke bërë pyetje, ne po takohemi me menaxherë të tregut, me shitës që kanë punuar atje dhe njerëz nga komuniteti dhe duke u bërë atyre pyetje.

“Ne po flasim me njerëz që mblodhën mostra nga dyshemeja e tregut dhe më pas ato rezultuan pozitiv me COVID-19. Ky është informacioni që po marrim me personin që ka vërtet rëndësi.”

Misioni i OBSH arriti në Wuhan pas më shumë se një viti pasi filloi shpërthimi atje. Por shkencëtarët kinezë kanë kryer ndërkohë hulumtimet e tyre për origjinën e COVID-19.

Dr Peter Daszak tha: “Shkencëtarët kinezë po ndajnë të dhëna me ne që nuk i kemi parë më parë – që askush nuk i ka parë më parë. Ata po flasin me ne hapur për çdo rrugë të mundshme. Ne vërtet po shkojmë diku dhe mendoj se çdo anëtar i ekipit do ta thoshte këtë”./Opinion.al

Share: