Kandidatja për deputete e Nidmës “Thurje” Rudina Hajdari prek në takim me zgjedhësit një problem të ndjeshëm politik dhe ekonomik për zonën e Labinotit.
Duket se legjenda e kuçedrës që zë burimin e ujit të pijshëm duke lënë njerëzit në etje, sot shfaqet në formën e konçesioneve dhe sipas Hajdarit Gurra e Labinotit që shërben si burim uji të pijshëm për gjithë zonën si edhe për vaditjen e tokave bujqësore, pushteti socialist dëshiron ta japë me konçesion!
“Banorët janë shumë të shqetësuar sepse kuçedra politike 30 vjeçare kërkon ta japë me konçesion këtë burim, duke rrezikuar lënien në thatësirë të gjithë zonës.” – shkruan Hajdari në faqen e syj në Facebook duke shtuar: “Do të ishte një krim i përmasave të pallogaritshme, por askush nuk habitet më sot me këta që prenë pyjet, thanë lumenjtë e liqenet, privatizuan detin e malin, vetëm për tu pasuruar vetë.”
Deputetja Hajdar i ka premtat banorëve që si ajo edhe Nisma Thurje do të jenë në krah tëtyre e do të luftojnë pa kompromis që jo vetëm Gurra e Labinotit por çdo burim natyror ti kthehet qytetarëve.
Rudina Hajdari vazhdon çdo ditë takimet me qytetarët e Elbasanit të cilët kanë filluar ta simpatizojnë vajzën e një politikani si ish lideri iLëvijes së Dhjetorit 90. Ka prej tyre që besojnë se vajzës së tij nuk i mungonp asgjë që të bëjë histori të ngjashme me të jatin kundrejt politikës së vjetër.