Home KRYESORE Rudina Hajdari: Rezultatet e Kosovës paralajmërojnë edhe Shqipërinë

Rudina Hajdari: Rezultatet e Kosovës paralajmërojnë edhe Shqipërinë

Kandidatja e Nismës “Thurje” në Qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari, në një status të saj në Facebook thotë se rezultatet paraprake tregojnë se populli i Kosovës e ka ndryshuar krejt klasën politike në një ditë dhe se sipas saj ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën e cila tashmë do të ecë me sytë drejt të ardhmes.

“ Jam e bindur se dita kur kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri nuk është larg. E lexoj në sytë e qindra shqiptarëve të mirë që takoj përditë. Boll me të shkuarën!” – e përfundon statusin e saj deputetja dhe njëkohësisht kandidatja për deputete Rudina Hajdari e padyshim nëse ndonh një gjë e tillë veç të mira do ketë Shqipëria!

Share: