Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje që është e aftë të karikohet duke përdorur nxehtësinë nga trupi i njeriut. Vegla mund të vishet si një unazë ose një byzylyk, duke përdorur gjeneratorë mikro për të kthyer temperaturën e brendshme të trupit në energji elektrike, sipas The Metro.
Për momentin, teknologjia mund të prodhojë vetëm rreth një volt energji për çdo centimetër katror të hapësirës së lëkurës, e cila është më pak se sa sigurojnë shumica e baterive ekzistuese.
Por gjithsesi mund të jetë e mjaftueshme për elektronikë të vegjël siç është ora ose gjurmuesi i fitnesit.
Megjithëse ende në fazat e tij të hershme, profesori Jianliang Xiao nga Universiteti i Colorado Boulder, i cili doli me idenë, beson se mund të dalë në treg brenda pesë deri në 10 vjet.
“Sa herë që përdorni një bateri, ju jeni duke e zbrazur atë bateri dhe përfundimisht do të duhet ta zëvendësoni atë. Gjëja e mirë për pajisjen tonë termoelektrike është që ju mund ta mbani atë dhe ju siguron energji konstante të gjeneruar nga trupi juaj. Termoelektrik gjeneratorët janë në kontakt të ngushtë me trupin e njeriut dhe ata mund të përdorin nxehtësinë që normalisht do të shpërndahej në mjedis “, tha ai. l.k/abcnews.al