Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka kallëzuar në polici një rast shqetësimi që i vinte në celularin e saj nga një person.
Sipas policisë, mësohet se shqetësimi në celularin personal të Najada Çomos ka ardhur nga një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej datës 28 janar ka shqetësuar mjeken me telefonata të shumta për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 15.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. Ç., (S), 32 vjeçe, banuese në Berat, sepse prej datës 28.01.2021 dhe në vazhdim, ka shqetësuar me telefonata të shumta, shtetasen N. Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel