Nga Fieri, në një bisedë me qytetarët Kryeministri Rama është pyetur mbi mënyrën se si do të funksionojë spitali “Memorial” i këtij qyteti.
Rama tha se në 3 vitet e para ky spital do të menaxhohet nga stafi turk, që sipas tij më pas do të përgatisë shqiptarët për të marr menaxhimin e tij.
Gjithashtu Kryeministri u shpreh se gjatë kësaj kohe në spital do të shërbejnë mjekë dhe personel nga Turqia, së bashku me ata shqiptarë.
“Personel turk, që nga drejtori i spitalit, menaxherët, shefat e pavioneve, specialistë infemerierë, ndërkohë që personeli shqiptar do të zgjidhet nga personeli i Fierit, por dhe më gjerë se sa Fieri, mbi bazën e një testimi që do të vendoset nga menaxhimi turk, me qëllim përgatitjen e spitalit për menaxhimin e spitalit nga stafi shqiptar”, u shpreh Rama./Opinion.al