Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar kriteret që po vlerësohen në rast të një rikthim të masave kufizuese.
Manastirliu thotë se vlerësohen infektimet ditore, situata në spitale dhe përqindja e pacientëve në kujdesin intensiv, por nuk dha një shifër e cila mund të jetë ‘vija e kuqe’.
Ajo gjithashtu thekson se në spitale situata është e kontrolluar, ndërkohë kujtoi se në Shqipëri rënia e shifrave gjatë pandemisë ka ardhur kur janë vendosur në fuqi masa kufizuese.
PYETJA: A ka shifër ditore që mund të jetë mjaft, dhe më pas të merren masat kufizuese?
OGERTA MANASTIRLIU: Sa i përket numrave apo situatës epidemiologjike që do na sillte një vendimamarrje të re sa i përket masave shtesë. Janë disa kritere që vlerësojmë, nuk është vetëm rritja e infektimeve, por edhe situata në spitale, dhe padyshim përqindja e pacietnëve në kujdes intensiv.
Kemi situatë të kontrolluar në spitale, përveç 550 shtretërve, janë dhe në spitalet rajone që janë në dispozicion për trajtimin e pacientëve që kanë problematika të rënda. Janë gatishmëri për të ofruar kujdes shëndetësor. Edhe terapive intensive, 32% të kapaciteteve të zëna deri tani.
Do kemi dhe masa nga Komitetit. Komiteti është i angazhuar në situatën ditore, ne i kemi modelet e mira. S’kemi pse krahasohemi me Suedinë. Vetë raportuat se sa mirë ndiqeshin masat, vendoseshin maskat.
Nëse bëjmë një krahasim me valën e infektimit në tetor-nëntor, dhe më pas uljen ishte falë masave.
(BalkanWeb)