Ish drejtori i shërbimit të provës në Krujë Shkelzen Ypi , është zyrtari i radhës ndaj të cilit është ngritur akuzë për shpërdorim detyre përderisa me firmën e tij i janë servirur gjyqtares Enkeleida Hoxha rrethana të rreme ku garantohej se zyrat e shërbimit të provës ishin dakord me lirimin e tij dhe garantonin rehabilitimin.
Ky rezultat hetimor sipas burimeve të TCh thekson dyshimet se pavarësisht arrestimeve të deritanishme, vendimmarrjet e gjyqtares janë kryer jo vetëm nën ndikimin e avokatit por të një vargu institucionesh ku secili prej tyre lehtësonte pozitën e një të dënuari. Në vendimet e gjyqtares rezulton se për rastin e Endrit Dokles, Genci Tafilit dhe Hekuran Billës, shërbimi i provës konsideron se këta të dënuar kishin nevojë për risocializim.
Burgu i Fushë- Krujës i mbështeste sugjerimet duke i shpallur të sjellshëm. Mjekët i raportonin ata të sëmurë dhe të afërmit e tyre me probleme shëndetësore. Kurse pushteti lokal firmoste vërtetime për përbërjen familjare dhe përgjegjësinë që kishte i dënuari për t’i qëndruar pranë, sikurse në rastin e Genc Tafilit dhe Endrit Dokles që deklarohen në shkresa me prindër të sëmurë
Por nga këto çështje vetëm dy janë apeluar, Endriti dhe Genc Tafili dy të tjerët jo.
Ky është rasti kur për prindërit e Genc Tafilit mjekët lëshojnë këtë vërtetim mjekësor. E njëjta skeme edhe për Hekuran Billën për të cilën burgu i Fushë Krujes e vlerëson maksimalisht për sjellje të mirë e po ashtu dhe me dy prindër të sëmurë për të cilët ai duhej të kujdesej
Por Ministria e Drejtësisë ka kallëzuar për skandalin e Hekuran Billës vetëm shërbimin e provës dhe asnjë nga sistemi penitenciar.
Top Channel