Home KRYESORE U qëllua me silenciator në qendër të Tiranës, del fotoja e biznesmenit...

U qëllua me silenciator në qendër të Tiranës, del fotoja e biznesmenit të vrarë

Personi që shihni në foto është 65-vjeçari Behar Sofia, i cili mbeti i vrarë në një atentat sot tek Rruga e Elbasanit. Ngjarja ndodhi pranë Piramidës. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton e biznesmenit, i cili u qëllua me dy plumba me një armë me silenciator.

65-vjeçari rezultonte i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë që kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.

Po ashtu mësohet se ai para disa vitesh ka qenë kapter dhe prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi. Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me një armë sileniciatore.

Ndonëse ai u transportua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Share: