Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, bën me dije se pesë pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,003 viktima.
Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2,275 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 358 raste, duke shënuar një rritje krahasuar me raportimet ditën e djeshme ku u shënuan vetë 51 raste me Covid.
Ndërkohë ISHP gjithashtu njofton se fatmirësisht 341 pacientë e kanë fituar betejën me Covid-19.
Sakaq rastet e reja janë në Shkup – 173, Prilep – 41, Kumanovë – 22, Kavadar – 21, Tetovë – 13, Veles – 11, Manastir dhe Kriva Pallankë – 9 secili, Ohër – 8, Negotinë – 7, Krushevo – 6, Stip – 5, Strumicë dhe Gjevgjeli – 4 secili, Strugë, Dellçevë dhe Valandovo – 3 secili, Gostivar, Kërçovë, Resnjë, Radovish dhe Probishtip – 2 secili, Kocani, Sveti Nikole, Dibër, Demir Hisar, Kratovo dhe Makedonski Brod – 1 secili.
/abcnews.al/