Home KRYESORE “Vëllait i hoqën zemrën në spital”/ Prokuroria kërkon ndihmë nga Spanja për...

“Vëllait i hoqën zemrën në spital”/ Prokuroria kërkon ndihmë nga Spanja për të gjetur autorët

33 vjeçarit Sajmir Sula, i cili jetonte në Spanjë, i kanë hequr zemrën, pasi humbi jetën në një spital në Barcelonë. Në maj të vitit 2020 ai kërkon ndihme ne Del Mar në Barcelonë, për shkak se kishte një temperaturë të lehtë dhe dyshonte për covid. Ai testohet dhe del negativ por mjekët e mbajnë në spital.

Ai merr në telefon të motrën e cila jetonte bashkë me të në spanjë dhe i thotë: Hajde më merrni, i thuaj infermieres të më lirojë pak se po vdes dhe kjo ndodhi ne fakt shume shpejt

Majlinda: Ok, po vij aty për pak minuta.

E motra e tij, Majlinda, i ka thënë prokurorisë shqiptare se vëllai i saj kurohej nga një psikiatre, për shkak të probleme psikike nga përdorimi i drogës.

Një ditë më pas, në datën 9 maj, një nga doktoreshat e spitalit Del Mar e merr në telefon Majlindën dhe i thotë se vëllait të saj i kishte pushuar zemra.
“ Rreth orës 18:00, më telefonon doktoresha Irene Petit, më thotë hajde në spital. Shkoj atje duke menduar se do të marrë vëllain në shtëpi. Më thonë se i pushoi zemra…se dimë, ndoshta kemi bërë ndonjë gabim, por do të çohet për autopsi ligjore në Barcelonë”.

Kur trupi i Sajmirit vjen në Shqipëri, familjarët e tij keërkojnë t i bëhet autopsia, ku rezultoi se trupi i tij nga Spanja kishte ardhur pa zemër. Ndërkohë mjeket ligjore shqiptare nuk gjeten ne gjakun e tij përmbajtjen e ilacit qetësues qe mjeket spanjolle shkruanin se ja kishin dhënë.

Këtë ngjarje të rëndë, familjarët e denoncojnë dhe tashmë prokuroria e Tiranës, i ka dërguar autoriteteve spanjollë një letër-porosi me 10 kërkesa. Në këtë letër kërkohet që të merren në pyetje mjekët që trajtuan Sajmir Sulën, të vihen në dispozicion të gjithë dokumentet spitalore, si dhe autopsia që është kryer në Spanjë për viktimën për të zbuluar se cilët janë autorët e veprës penale, trafik i paligjshëm organesh.

Top Channel

Share: