Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, pak më parë publikoi një pjesë të shkurtër të klipit të saj të ri të quajtur, “Bang”, ku shihej e veshur me veshje kombëtare shqiptare. Këto veshje janë bërë me porosi për festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, duke treguar kështu që Rita nuk e harron anjëherë vendin e saj.
Ky lajm është bërë i ditur nga motra e Rita Orës, Elena e cila në Instagram ka postuar një pjesë të videoklipit të këngës së motrës së saj dhe ka falënderuar stilistin shqiptar, Vladrin Sahiti për dizajnimin e veshjeve në nder të pavarësisë së Kosovës.
“Kjo ishte shumë shumë e bukur! Faleminderit të gjithëve për këtë!! Sidomos stilisti për këtë dizajn me porosi në festimin e Ditës së Pavarësisë për Kosovën. Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment! Shijojeni të gjithë”, ka shkruar ajo.
Vetë Vladrin Sahiti pak ma parë kishte shkruar e ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.
Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea.