Home KRYESORE Vrasja e ish-komisarit Artan Cuku, familja kërkon 1 milion € dëmshpërblim

Vrasja e ish-komisarit Artan Cuku, familja kërkon 1 milion € dëmshpërblim

Familjarë e ish-komisarit, Artan Cuku, kanë kërkuar dëmshpërblim 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre.

Abc news.al raporton se lidhur me këtë kërkesë me 8 shkurt do të zhvillohet seanca në gjykatën Administrative.

Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme.

Sipas familjes, Cuku është vrarë për shkak të detyrës dhe për shkak të neglizhencës që ka treguar shteti ndaj tij.

Komisari Artan Cuku u ekzekutua me 8 prill të vitit 2017. Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci janë dy të dyshuarit kryesor që kanë urdhëruar vrasjen e kryekomisarit, të cilët janë arrestuar në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke.

Ndërkohë ekstradimi i tyre për në Shqipëri është refuzuar, me pretekstin se atyre u rrezikohet jeta.

Share: