Çfarë nuk thotë Carlo Bollino?
Nga Ylli Dylgjeri
Ne komentet e Tij per reformat e qeverise ne shendetesi, gazetari militant Carlo Bollino eshte shprehur: se ne Shqiperi shendetesia eshte falas por mjeket jane te korruptuar!!!
Duke replikuar me Bollinon do ti kerkoja te ishte me sinqerte me publikun shqiptar dhe me europian kur flet per reformat e qeverise ne shendetesi.
Per mos e zgjatur, do Ti thoja me tej se me fenomenet e korrupsionit dhe mitmarrjes eshte ndeshur me kohe edhe shoqeria italiane, per te mos thene qe ka qene nona e tyre ne histori, por sot eshte ne krye te sherbimit shendetesor boteror duke u kualifikuar nga OBSH si vendi i dyte per sherbime dhe arritje.
Si ka arritur atehere ketu? Reformat ne itali jane te gjithanshme e te pervitshme por ajo qe na intereson sot pas arrestimit te mjekut shqiptar Prifti eshte se si e kane zgjidhur italianet ne sistem pagesen e pacientit, mjekut, dhe sistemit spitalor kur jane pacientet te pa siguruar. E sqaroj kete sepse debati ketu ka marre permasa te frikshme per te mos thene qe eshte shpesh diletant dhe i mjere. Nuk flet kerkush per zgjidhje apo si te parandalojme prangat dhe korrupsionin galopant ne sistemin tone shendersor.
Prifti nuk i ka sjelle as sallat e as pajisjet nga shtepia. Qeveria është për të zgjidhur skemën e interesave të pacientit me mjekun dhe shtetin.
Në itali e kanë zgjidhur këtë skemë pagese me kohe. Dhe e dini si?
Mjeket aty punonin edhe ne klinikat e tyre private edhe ne Spital Publik. Mjeket nuk i kishin mundesite te blinin salla apo pajisje operacioni. Shteti u kish dhene hapesirat ne ambjentet e tij e njeheresh nuk i kishte larguar nga sherbimi ne spitalin publik.
Konkretisht:
Unë u operova para disa viteve në Padova të Italisë. Vuaja nga nje bllokim i karotiteve.
Pagesa qe mu kerkua ishte : Parapagim në Spitalin Publik ne nr.llogarie ne nje nga Bankat qe operojne ne tregun bankar shqiptar. Une nuk isha i siguruar apo i risiguruar ne kompanite shqiptare te sigurimeve. Keshtu derdha shumen e kerkuar ne banke per llogari te spitalit te Padova-s.
Interesat ishin zgjidhur në këtë formë:
Profesori italian që bëri operacionin vizitonte në klinikën e Tij private dhe operonte në spital publik. Pagesa e vizites në klinikë ishte modeste. Ne Spital me e larte. Por, ndarja e parave i gëzonte të gjithë. Ne perfundim, 33% nga shuma e derdhur i merrte mjeku, 33% i merrte spitali dhe 33% i merrnin tatim taksat.
Në fund të operacionit mjeku nuk pranonte më asnjë lek nga pacienti. Kështu funksiononte atje, dhe nuk kishte SPAK, KÇK apo OFL që të hetonte e ndalonte per mitmarje.
Ky ishte kapitalizmi human. Mjeku nuk mund te abuzonte me blloqe, me pazare e me Tire. Kjo ishte skema italiane. Kete nuk na thote Carlo, por thote ate çka thote Karli i madh, Shefi i Tij Kryeminister.