Home KRYESORE Yuri Kim: Rama më tha se e ka përjashtuar Tom Doshin

Yuri Kim: Rama më tha se e ka përjashtuar Tom Doshin

Ambasadorja e SHBA ne Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përsëri në lidhje me kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kim shkruan se kryeministri Rama i ka thënë se e ka përjashtuar Doshin nga partia dhe deputeti nuk do të ketë asnjë rol në çdo qeveri.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: KM Edi Rama dhe unë patën një bisedë të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkruan Yuri Kim./ Opinion.al

Share: