Home KRYESORE Zgjedhjet e 25 prillit, FRD-ja e Bamir Topit i bashkohet listës së...

Zgjedhjet e 25 prillit, FRD-ja e Bamir Topit i bashkohet listës së PD

Sot është dita e fundit për të regjistruar në KQZ koalicionet për zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për Opinion.al bëjnë me dije se negociata me Bashën është zhvilluar dhe Fryma e Re Demokratike e themeluar nga ish-presidenti Bamir Topi, pritet ti bashkohet listave të PD. Ish-presidenti ka qenë në koalicion me PS në zgjedhjet e shkuara.

Pjesë e listës së PD pritet të bëhet edhe Artur Roshi, i Ballit Kombëtar Demokrat, i cili pranoi mandatin e deputetit pasi opozita vendosi djegien e tyre në 2019. Ky i fundit zhvilloi dy ditë më parë një takim në selinë blu. 

Ndërkohë, pak minuta më parë Partia Republikane ka nënshkruar marrëveshjen me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa, LSI në këto zgjedhje do të garojë si forcë e vetme politike, me listën e saj zgjedhore./Opinion.al

Share: