Home KRYESORE Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE-ODHIR publikon raportin paraprak

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE-ODHIR publikon raportin paraprak

OSBE-ODHIR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në një material prej 16 faqe ODHIR evidenton si element të rendesishem vëzhgimin e plotë në gjithë vendin për të garantuar zbatimin e ligjit në gjithë procesin zgjedhor.

ODHIR rekomandon që në 25 prill të jenë 250 vëzhgues afat shkurtër të cilët do monitorojnë votimin dhe numërimin. Risia e implementimin të teknologjisë në këto zgjedhje ka tërhequr vëmendjen e ODHIR, që në raport e quan një tregues të rëndësishëm për zbatimin e ligjit në praktikë.

Në raport është ngritur dhe shqetësimi i opozitës jashtë kuvendit për vëzhgimin e periudhëës parazgjedhore, kryesisht për përdorimin e burimeve shtetërore. Për të siguruar se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent, përgjegjësinë ODHIR ia atribuon institucioneve.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore siguruan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent. Bashkëbiseduesit e tjerë vunë një theks të veçantë në vëzhgimin e periudhës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore. Një numër aspektesh do të meritonin vëmendje të veçantë, përfshirë punën e administratës zgjedhore, identifikimin biometrik të votuesve, fushatën dhe mbulimin e saj nga media, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve, veçanërisht në rrethanat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19″ thuhet në raport. /Opinion.al

Share: