Home KRYESORE “Zgjidhni të qeshni apo të qani”, Rama ironizon premtimin e Bashës

“Zgjidhni të qeshni apo të qani”, Rama ironizon premtimin e Bashës

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka publikuar një video në rrjetet sociale duke ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryetarin e selisë blu, Sali Berisha.

Në video shfaqet Basha, i cili gjatë prezantimit të programit të arsimit ditën e djeshme premtoi që çdo familje do të ketë tabletë, lap-top apo kompjuter në shtëpi. Por në video shfaqet i njëjtit premtim i  bërë nga Sali Berishës disa vite më parë.

“Brenda 4 viteve çdo familje to të ketë një tabletë, laptop apo kompjuter në shtëpi”, thotë Lulzim Basha.

Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter”, thotë Berisha.

Ndërkohë Rama krahas videos shkruan:“Mirëmëngjes dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur”./Opinion.al

Share: