Home KRYESORE Ark. Enea STAVRE- Kostot e mungesës së infrastrukturës turistike janë më të...

Ark. Enea STAVRE- Kostot e mungesës së infrastrukturës turistike janë më të larta se Investimi

Krijimi i një industrie të suksesshme dhe të qëndrueshme të turizmit është një mënyrë efikase për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit. Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit varet nga aftësia e një vendi për të maksimizuar përfitimet dhe për të minimizuar kostot e tij (Kreag G., 2001: 2).

Turizmi në Shqipëri shtrihet nga zonat urbane në zonat rurale. Diversiteti i atraksioneve turistike i jep Shqipërisë mundësi për tu promovuar dhe zhvilluar në aspektet: ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore. Qeveria duhet të adresojë një pjesë të të ardhurave publike në Shqipëri për ndërtimin e rrugëve në atraksionet turistike.

Qeveria duhet të ketë parasysh që prioriteti për zhvillimin e turizmit nis së pari me identifikimin e problemeve dhe më pas me hartimin e politikave për zgjidhjen e këtyre problematikave.

A. Ekziston një lidhje pozitive midis infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës turistike. Infrastruktura rrugore- ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e veprimtarisë turistike. Pra, infrastruktura rrugore dhe turizmi janë të ndërlidhura me njëri –tjetrin, cilesia e dobët e infrastrukturës së transportit ka sjell probleme në planifikimin e turizmit dhe menaxhimin e destinacioneve turistike. Në Shqipëri kemi mungesë infrastrukture në destinacionet turistike:

a) infrastrukturë rrugore të dobët
b) identifikohen lidhje të pamjaftueshme të transportit ajror dhe detar
c) mungesa e rrugëve për këmbësorët
d) mungesa e parkimeve publik
e) mungesa e ndriçimit rrugor
f) mungesa e sinjalistikes
g) mungesa e sistemit hekurudhor.
B. Zhvillimi i infrastrukturës turistike e parë nga pikpamjet arkitektonike- përbën një sfidë sepse duhen krijuar strategji dhe plan veprimi për krijimin e një infrastrukture cilësore me parametra Europiane pa dëmtuar mjedisin turistik.

C. Në vijën bregdetare identifikohen ndërtime informale- të cilat janë në kundërshtim me rregullore të urbanistikës në rrethe.

Këto ndërtime sjellin efekte negative si:
a) zënia e hapsirave publike;
b) probleme me infrastrukturën turistike;
c) ndotje të ambjentit;
d) ndotje akustike.

Qeveria duhet të marri masa për zgjidhjen e kësaj situate kaotike në turizëm duke rritur investimet në këtë sektor dhe duke ndaluar çdo ndërtim që është në kundërshtim me ligjin, qoftë dhe ndertimet provizore sezonale të cilat shfrytzojnë hapsirat publike në plazhet e Shqiperisë ku shqiptarëve i zabtohet mbi 70% e hapsirave publike.

Pra, qeveria duhet të krijojë politika mbështetëse për të zhvilluar këtë pasuri të madhe Kombëtare siç është Diversiteti turistik në Shqipëri.

Referenca

Kreag. G., 2001., “The impacts of tourism” Minnesota Sea Grant: 2 http://www.seagrant.umn.edu/tourism/pdfs/ImpactsTourism.pdf
Stavre E. (2019) “The importance of Investmant of Albanian Tourism”,XV International May Conference on Strategic Management Science, Belgrad SERBIA
https://seagrant.umn.edu/tourism/pdfs/ImpactsTourism.pdf

Share: