Home KRYESORE Basha hap fushatën: Vëllezër dhe motra që keni mbushur sot këtë shesh…

Basha hap fushatën: Vëllezër dhe motra që keni mbushur sot këtë shesh…

TIRANË- Ditën e sotme Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse në një situatë pandemie, ku nuk lejohen grumbullimet shumë simpatizantë të PD-së kanë shkuar në sheshin “Nënë Tereza” për nisjen e fushatës.

Ndërkohë Basha në fjalën hapëse të fushatës i ka përshëndetur duke iu drejtuar:

“Përshëndetje ju motra dhe vëllezër që keni mbushur këtë shesh. Ju motra dhe vëllezër shqiptar kudo që ndodheni në këtë mbrëmje hyjnore të bashkimit tonë për ndryshim me të cilin do të fitojë Shqipëria dhe çdo shqiptar.

Mirëmbrëma kandidatëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, aleatëve tanë të koalicioni, ekipit tonë të fitores dhe ndryshimit për çdo shqiptar. Edhe 31 ditë. Vetëm 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, rrugën e zhvillimit, të punësimit, të mirëqenies dhe të integrimit të saj në familjen tonë europiane.

Jemi këtu të gjithë bashkë dhe jam mes jush sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm ti japim së bashku fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe europiane të Shqipërisë. Të mundësojmë që më të mirët, më të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit sepse familja jonë e madhe Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësorë. Sepse ne sot më shumë se kurrë duhet të mbrojmë e të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë të kahershme kombëtare si shqiptarë, sepse duhet të ndalojmë një orë e më parë këtë varfërim dhe këtë zbrazje që po i ndodh so Shqipërisë, sepse nënat dhe motrat tona nuk duhet të kursen më nga dhimbja që shkakton braktisja e vatrave të familjes, që si pasojë sjell braktisjen e madhe që ka pllakosur sot mbarë vendin, sepse Shqipëria gjithmonë ka qenë kryelartë në shekujt e trazuar të historisë së vet. Dhe ne jemi sot këtu si përgjigje e thirrjes së saj për të ndalur dorën që zhvat pasuritë e kombit, dorën që vret shpresën e shqiptarëve dhe mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikën dhe dyshimin në zemrat e bashkatdhetarëve tanë.” ka thënë Basha.

Top Channel

Share: