Home KRYESORE Deputetet e rinj, avazi i vjeter!

Deputetet e rinj, avazi i vjeter!

Nga Irena Beqiraj

Deputetet e rinj , avazi i vjeter !

Dhorka tha : i di hallet e qytetareve te Maliqit, edhe do te perpiqem te bej me te miren per ta !
Fjali klishe , e cila mund te merrte kuptim nese Dhorka simpatike do ti pergjigjej pyetjes, si kerkesat e qytetareve te Maliqit, gjejne permbushje ne programin e ardhshem te PS? GJEJE te lutem programim edhe publikoje ta lexoj edhe une .

Jona nga Shkodra , tha qe te rinjte duhet ti mbajme ne Shqiperi . Shume dakord . Por vetem shembulli yt nuk mjafton e dashur Jona . Pasi shume te rinj nuk i kane prindrit biznesmene ,( si ju e nderuar) edhe u duhet te punojne edhe ne dy pune per te jetuar. Cilat jane pikat e programit te partise socialiste per 4 vitet e ardhshme per te frenuar ikjen e te rinjve? Po I Gjete te lutem bej publike sepse me duhet t’ja shpjegoj se pari sime bije qe qe 13 vjec kerkon te iki .

ALBANA nga Perrenjasi i eshte bashkuar Partise socialite per reformen ne drejtesi . Nje vendimarrje Nobel . Ligjet baze te Reformes, organizmat e zbatimit te saj jane ngritur . Probleme jane hasur me implementimin. Keshtu qe Albana do ishte mire qe me ekspertizen e saj, te na tregonte cilat jane disa nga problemet jane hasur ne implementim edhe si mendon Albana se do te rregullohen.

E pra zonja te nderuara. Nje fytyre e re nuk do te thote nje fryme e re . Ne fjalimet tuaja ndjeva , vendosmerine tuaj per te pervetesuar mjeshterine e recitimit te vargjeve te ” Haxhi Qamilit ” . Por recitimi i tyre ne foltoren e Parlamentit njeh mjeshtre te pashoqje te pakonkurueshme , pa korniza e pa limite . Pune e perpjekje do ju duhet per te pervetesuar vetem kete mjeshteri .

Per Perrenjasin, Maliqin apo Shkodren vetem nje ka te drejte te mendoje ne PS …. edhe ju dukej qe e kishit mesuar kete !

Share: