Home KRYESORE Dritë jeshile vaksinës ruse dhe kineze në Shqipëri/ Manastirliu dhe Ahmetaj autorizohen...

Dritë jeshile vaksinës ruse dhe kineze në Shqipëri/ Manastirliu dhe Ahmetaj autorizohen për zhvillimin e negociatave

Qeveria ka miratuar një Akt Normativ përmes të cilit i jep të drejtën ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj që të negociojë krahas ministres Manastirliu për gjetjen e vaksinave kundër koronavirusit

Me Aktin Normativ i hapet rrugë negociatave për vaksina me distributorë të autorizuar, ku nuk përjashtohen vaksinat ruse dhe kineze.
AKT NORMATIV

PËR

DHËNIEN E AUTORIZIMIT MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE ME PRODHUESIT, ME DISTRIBUTORË TË AUTORIZUAR, ME QEVERITË OSE INSTITUCIONET E AUTORIZUARA PREJ TYRE, TË VENDEVE QË PRODHOJNË OSE DISTRIBUOJNË VAKSINA ANTICOVID, PËR TË SIGURUAR KËTO VAKSINA, TË CILAT JANË TË CERTIFIKUARA NGA TRUPA CERTIFIKUESE NË VENDIN E PRODHIMIT TË TYRE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1
Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave

Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

360grade.al

Share: