Agron Duka kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste i është përgjigjur flakë për flakë kryeministrit Rama i cili e etiketoi si ‘gjeli i agrares, i cili e futi partinë në garazh’.
Ish-ministri i ka kujtuar kryeministrit të sotëm se vezët e tij i pëlqenin deri në momentin që nisi të hajë gjellën e prishur të perosnave të shpallur non grata nga departamenti amerikan i Shtetit.
Reagimi i Agron Dukës:
“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë. Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton….”
Agron Duka i është bashkuar koalicionit opozitar të udhëhequr nga Partia Demokratike për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 25 prill. Duka pritet të jetë në listën e sigurt të koalicionit opozitar në qarkun e Durrësit./faxweb.com