Home KRYESORE Hajdari nga Kuvendi: Në Shqipëri shet më kollaj drogë se djathë e...

Hajdari nga Kuvendi: Në Shqipëri shet më kollaj drogë se djathë e gjizë

Deputetja Rudina Hajdari tha ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit se sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë se sa djathë dhe gjizë.

Ajo u shpreh se shitësit e kokainës gjenden kudo me makina luksoze ndërsa tregtarët e shesin fshehurazi bulmetin me frikën se policia do i gjobisë.

Sipas saj në vend ka shpres për përmirësim të situatës.

“Sot është më kollaj të shesësh drogë, kokainë e heroinë se të shesësh bulmet, djathë, gjizë. Shitësit e kokainës janë kudo me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se vjen policia e gjobit.

Por unë mendoj se ka shpresë. Dhe unë mendoj se nata është më e errët se agimi dhe agimi këtu po vjen”, tha Hajdari./Opinion.al

Share: