Home KRYESORE Karrigia e thyer dhe gara elektorale!

Karrigia e thyer dhe gara elektorale!

Nga Nora Malaj

Sot shperndave foton e garës elektorale me thenien “Të japësh nga vetja , por të jesh vetvetja! “ , nje thënie qe me erdhi së brendshmi , teksa pashë sms mbështetëse që më bene miqtë dhe mikeshat , të njohurit e dashamirët, dikush me humor, dikush me mirësi dhe ndokush edhe me batutë!

Sms e pare ishte , “ja me kete foto e more votën time , ta gezosh, por të duhen edhe 9999 që të marrësh numrin 10.000 vota ! “

Nje tjetër më shkroi dhe ketë dua ta ndaj me ju . “Gjyshi im , me tha ai thoshte, ah mor bir , nuk është aq e mirë karrigia , se po të ishte ashtu do të qendronte mbi kokë dhe jo nen të ndenjurave . Po karrigia shërbenë për ata që kanë kokën plotë dhe komandojnë të ndenjurat , jo në të kundêrtën !”

Ndaj gara nuk është e thjeshtë dhe e lehte , kur kupton që përballë ke një klasë që karrigen e ka kthyer si “ modus viventi” , mënyrë jetese dhe qëllim në vetvete .

Keto ditë , përtej Covidit , hallet e problemet e njerëzve kanë dalë “cullak “.

U trondita sot kur mësova se mbi 10.000 mijë dosje të invalidëve që presin të trajtohen për asistencë sociale , ne zyrat e punës dhe pluhuri i ka zëne dy gishte dhe kjo kategori është ne ditë të hallit .

Ato u perkasen atyre qytetarëve ,qe presin te trajtohen me ndihmë, po shteti i ka harruar . Shteti ka vendosur me cdo kusht që të perdori cdo zyrë për te prodhuar “ leje “ legalizimi të shtëpive , po pa truall , thjeshte per fushatë. dhe votë .. Paçka se shtëpia do të qendroje ne hava , sikur është varur ne “vinç” se truallu është i paprivatizuar … 🏗🏗

E keta njerëzit , të mirët njerëz , ( ëndrra e çdo kujt të ketë një shtëpi)duan të besojnë dhe të gëzojnë dhe pranojnë edhe “ letra bakalli” si legalizime .

Kjo është dhimbje e madhe kur mashtron ata që quhen dhe jane të pafajshëm. Qytetarët e lodhur, te mërzitur, të tronditur, të papunë pse te punësuar me punë “sezonale “, kontrata vetëm 3-6 muaj e pastaj … ata thonë : “ Jepe votën njehere se O i zoti , o gomari do të ngordhin më pas !”

Mëkat i madh kur nuk i do njerëzit dhe kur tall, fyen , ofendon, përçmon, genjen për një qëllim , për karrigen !

Askush nuk është i pagabueshëm, se të gjithë gabojmë dhe gabimi është njerëzor .

Por kur gabimi kthehet në faj dhe harbutëria shitet si model ,për nje karrige , atëherë kjo karrige që ka shembur shtetin e së drejtë duhet thyer, se në emer te kesaj karrige po burgoset liria e njeriut dhe po instalohet “ skllavëria moderne “ në çdo pjese të jetës .

Po unë jam shpresëplotë , se karrigia e thyer e pushtetit diktaktorial ka kohë që është kembëthyer dhe njerëzit me energji e mirësi diellore do të shkojnë në votime në 25 Prill , për të dëshmuar se liria është në duart e tyre, të votës së tyre dhe të zgjedhjes te ata që mendojnë, ndjejnë e duan t’ju japin përgjegjësinë , që me pas t’ju kërkojnë llogarinë!

Une besoj te pjekuria dhe energjia e grave e burrave , të rinjve e te rejave , brezit të moshës sē tretë , te vendit tim!

“Nuk ka rëndësi se çfarë bënë vendi im për mua , rëndësi ka çfarë unë do bëj për vendin tim’ .

Unë dhe e gjithë grupimi yne do të vazhdojmë rrugën e garës së ndershme për të berë detyrën tonë për vendin tim!

Mirënjohje dhe respekte të gjithë ju miq që me mbeshtesni dhe me vlerësoni e votoni !🌹
🤝🇦🇱🤝🤝🤝🤝

Share: