Home KRYESORE Konfirmimi i KQZ për Tom Doshin, Berisha: Nuk ka diskutim që është...

Konfirmimi i KQZ për Tom Doshin, Berisha: Nuk ka diskutim që është mëkatar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme vendimin e marrë nga KQZ për pjesëmarrjen e Tom Doshit në zgjedhje

Sipas Berishës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendimet e marra nuk ka bërë asgjë përveçse ka zbatuar porositë e Edi Ramës.

Berisha është shprehur ndër të tjera se listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socilaiste janë të mbushura me banditë dhe kriminele, duke nisur nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Ndërkaq Berisha është ndalur edhe në një koment për Tom Doshin, teksa e ka cilësuar atë mëkatar, transmeton ABCNews.

“E kam vlerësuar shumë kërkesën e ambasadës të SHBA-së dhe Departamentint të Shtetit, të Komisionin Evropian dhe përfaqësisë së tij delegacionit në Tiranë për listat e pastra dhe pastrimin e tyre nga dekriminalizimi. Për një vend të NATO-s dhe që synon futjen në BE është normale. Komisioni i Zgjedhjeve zbatori urdhrin e Edi Ramës, mesazhin që ai dha nga Elbasani, mesazhin që ka lista e Ramës e kryesuar nga Rrahman Rraja, nga Ndrazhi nga Gjiknuri e me radhë nga banda kriminale e krimit elektoral e dosjeve nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka plotësuar porositë e Ramës dhe isha i sigurtë që kështu do të ndodhte.

Tom Doshi është një prej tyre dhe nuk ka diskutim që është mëkatar, por si Toma nuk është më pak Taulant Balla që ka 57 rrugë me një nga narkotrafikantët më të njohur Edmond Begon.

A mund të ketë dy burra që të kenë shkuar jashtë 57 herë pa qenë partnerë?

Çfarë duhej balla në këto udhëtime, duhej për pasaportën diplomatike për të fshehur thesin e pluhurit. Por a mos është më pak Rama i lidhur me krimin, kur unë e quaj kreu i “meduzës”, nuk e quaj pa fakte, ai ka dalë i lidhur me bandën e Xibrakut, vëllai ka përcjellë jashtë Genti Xhixhën. Rama mbuloi Shqipërinë me kanabis nëse dua të bëj një luftë rrënjësore për dekriminalisimin duhet ta kapim nga kreu i meduzës, vetë Edi Rama”, ka thënë Berisha./Opinion.al

Share: