Home KRYESORE Manastirliu: Në prill vijnë 20 mijë doza nga Pfizer

Manastirliu: Në prill vijnë 20 mijë doza nga Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim online me të gjithë kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama ka këshilluar të gjithë kandidatët të shmangin luftën e brendshme për grumbullimin e votave individuale dhe të fokusohen në garantimin e votës për Partinë Socialiste. Sipas News24 kryeministri iu ka kërkuar kandidatëve për deputetë të mos krijojnë përplasje për vota me njëri-tjetrin dhe të mos hyjnë në zonat e njëri-tjetrit.

Mes të tjerash, kreu i Partisë Socialiste iu ka rikujtuar kandidatëve për deputet se objektivi në këto zgjedhje mbetet marrja e 78 mandateve në të gjithë vendin.

Kujtojmë që sot Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në qytetin e Lezhës ku dhe ka prezantuar kandidatët për deoutet në këtë qark./Opinion.al

Share: