Home KRYESORE “Më duket shumë e shëmtuar kur debatojnë dy gra”…

“Më duket shumë e shëmtuar kur debatojnë dy gra”…

📌”For dummies” – Për ne jo ekspertët e politikës shqiptare.

Nga Adela Kolea

“Më duket shumë e shëmtuar kur debatojnë dy gra”, Grida Duma: Preferoj të bëj debat me një burrë, kam lindur si qenie e fortë. 🤓

Tani, dy janë gjërat:

-Unë, ose nga fakti që jam apolitike dhe nuk i njoh këto personazhe të politikës shqiptare, nuk ua njoh mendësinë intelektuale e aq më pak atë politike.

-Ose, ne të Diasporës, çdo ditë e më shumë vazhdojmë të humbim nga njohuritë e shqipes.

Se shqip flasim e shqip s’kuptohemi.

“Kur debatojnë dy gra të duket e shëmtuar”, – sipas Dumës.

Po, debatet paraprakisht nuk duhet të përbëjnë “sherre” apo varfërim.

Këtu ka një perceptim paraprak të gabuar mbi aspektin teknik të “debatit”, dialogut dhe sensit kritik qytetar, ende para sensit “politik”.

Debatet, sidomos nën fokusin e këtyre personazheve, duhet të jenë konstruktive e “prodhimtarë” për komunitetetin.

Por, edhe kur debatet shkojnë në histeri, ashtu si shpesh ndodh mes tyre sidomos në kohë fushate, jo domosdoshmërisht u dashka të seleksionohen debatet në bazë gjinie.

Se vërtet debatet mes grash shkaktojnë uragan ose më mirë, uragani në vetvete, emërtim grash mban si përkufizim në përgjithësi.

Ama, nëse quan veten “qenie të fortë”, nëse drejtpërdrejt me këtë konstatim quan “qenie të brishta” e që janë larg vite drite me ty, gratë e tjera; nëse një femër u dashka të transformohet në mashkull doemos për t’u marrë në konsideratë gjykimi e logjika e saj apo për më tepër, vetëm atëherë është e stërvitur për ring me Dumën, këtu, janë ato herët e rralla, ku shpresoj t’ia kenë përcjellë keq mediat linjën e mendimit kësaj zonjës.

Se këtu, fill logjik unë nuk shoh.

Ose më mirë, edhe nëse ka një fill logjik, kësaj zonje aty iu ngatërrokam këmbët e veta dhe bën një pohim shumë të rëndomtë ndaj grave.

Edhe ndaj vetes automatikisht.

Në radhë të parë, nuk lartësohet vetja duke ulur gratë e tjera.

Në radhë të dytë, nuk i bën kompliment as vetes duke u vetëquajtur “qenie e fortë; në gjendje të debatojë veç me burra.”

Sigurisht që me burrat, gratë debatojnë e ndërmarrin veprime të shumëfishta në përditshmërinë e tyre dhe kjo nuk i bën ato më pak të afta se Duma.

E mirëqenë kjo…

Share: