- Gjeo-Ekonomia
- KRYESORE
- Me te Rendesishmet
- Qasje Ekonomike
- Qasje Konsumatori
- Qasje nga Bota
- QASJE QE BEN LAJM
- Qasje Shendetesore
Moderna pret 18.4 mil dollarë nga shitja e vaksinave në 2021
Kompania farmaceutike Moderna pret që nga shitja e vaksinave anti-Covid të fitojë 18.4 miliardë dollarë këtë vit, mbi 15 miliardë dollarë më shumë se parashikimet e shitjeve nga Pfizer, vaksina tjetër e vetme e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet Bashkuara deri më tani.Të dy vaksinat, po shpërndahen me shpejtësi ndërsa rastet rriten në Shtetet e Bashkuara, me vdekjet nga COVID-19 që kanë tejkaluar 500 mijë.Moderna ka synuar të rritë prodhimin e vaksinës, produktin e saj të parë dhe të vetëm që gjeneron të ardhura. Ajo synon të prodhojë të paktën 700 milion doza këtë vit dhe pret që të rrisë prodhimin deri në 1 miliard doza duke përmirësuar procesin e saj të prodhimit.“2020 demonstroi fuqinë e shfrytëzimit të mARN për të bërë barna,” tha në një deklaratë Shefi Ekzekutiv Stéphane Bancel.“Unë besoj se 2021 do të jetë një vit lakimi për Moderna”.Moderna pret që kostoja e shitjeve të jetë rreth 20% e shitjeve të produkteve në vitin 2021, shumë më tepër se 4% që regjistroi një vit më parë./Reuters