Home KRYESORE Pas apelit, vaksinohet shkrimtarja Mira Meksi: Ma keni prekur shpirtin

Pas apelit, vaksinohet shkrimtarja Mira Meksi: Ma keni prekur shpirtin

Ka marrë vaksinën anti COVID shkrimtarja Mira Meksi.

Pas apelit të bërë nga miqtë dhe të afërmit e kolegëve të saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë shkrimtarja ka njoftuar ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale se e ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Meksi ka shprehur falënderime për kryeministrin Edi Rama, ministren Manastirliu por edhe miqtë e dashamirësit.

Kujtojmë se shkrimtarja Meksi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se urgjent duhej të kurohej jashtë vendit, por për shkak se nuk kishte bërë vaksinën anti-covid, privohej nga mjekimet.

MESAZHI I MEKSIT
Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes. Zoti me të gjithë!/Opinion.al

Share: