Gjatë prezantimit të programit për energjinë dhe ujin këtë të enjte, kryeministri Edi Rama foli edhe për veten. Ai tha se nuk është i përsosur dhe ka të meta si të gjithë, por shtoi se është në këtë pozicion për të luftuar për secilin qytetar pasi dëshiron që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit të tij të vogël dhe e çdo fëmije.
“Ka kohë Shqipëria të kthehet mbrapa apo është koha për të vazhduar papushim për ta bërë Shqipërinë të ardhshmen tonë? Padyshim që është koha për ta vazhduar papushim për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Unë nuk jam i përsosur, unë nuk jam pa gabime, pa diskutim të metat disa m’i njihni, të tjera nuk m’i njihni, por i kam, siç i kanë të gjithë. Ama një gjë është sigurt, jam këtu për të luftuar për secilin për ju, dhe për të luftuar për të gjithë ne bashkë sepse unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj më të vegjël. Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja jonë e përbashkët dhe Shqipëria të jetë shtëpia ku çdo fëmijë i kësaj republike të ndjehet krenar dhe të mos dojë të largohet prej saj, apo kur të largohet të ketë padurimin të kthehet prapë në shtëpinë e vet”, tha Rama./Opinion.al