Home KRYESORE Rama nga Shkodra: Së shpejti vjen një sasi e konsiderueshme vaksinash

Rama nga Shkodra: Së shpejti vjen një sasi e konsiderueshme vaksinash

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka folur për vijimësinë e procesit të vaksinimit.

Rama ka deklaruar se është e rëndësishme që të rrisim intensitetin e vaksinimit me qëllim lehtësimin e sezonit turistik. Më tej Rama tha se do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për të vaksinuar kategorinë mbi 60-vjeç.

“E rëndësishme është që të rrisim intensitetin, të vaksinojmë dhe të ulim hallkat e zinxhirit të infektimeve dhe të lehtësojmë sezonin turistik si fillim. Besoj që do kemi më në fund lajme të tjera të mira dhe do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për t’u shtrirë shume fort përtej këtyre kategorive për të marrë mbarë gjithë kategorinë tek mosha mbi 60 dhe pastaj për të vazhduar nën 60 me atë objektiv që thashë”, tha Rama.

Sakaq, Rama sulmoi edhe opozitën duke thënë: “Janë partitë e KÇK që dalin me dhëndrin përpara dhe mbledhin dasmorët me dy gishta dhe krijojnë një vatër infektimi në mes të qytetit, kjo është sfida e sfidave që nuk njeh dhe nuk ka parti. Nuk mund të sakrifikohet shëndeti. Dasmorët të ruajnë veten dhe të tjerët. Makinat me flamuj dhe me ulërima përsëriten çdo vit”./Opinion.al

Share: