Home KRYESORE Rama nga Stambolli për vaksinat kineze: O ia dalim o ia dalim,...

Rama nga Stambolli për vaksinat kineze: O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Twitter ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ndodhet në Stamboll të Turqisë për të siguruar vaksina kundër Covid-19.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!” shkruan Rama.

Ndërkohë pritet që të firmoset marrëveshja me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, sipas të cilës, Shqipëria do të përfitojë vaksinat kundër COVID, të prodhuara në Kinë.

Kujtojmë se sipas ministres së Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu, aktualisht Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina të kompanive Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V./Opinion.al

Share: