Home Gjeo-Ekonomia Studimin Kinë-OBSH për COVID: E pamundur të ketë dalë nga laboratori!

Studimin Kinë-OBSH për COVID: E pamundur të ketë dalë nga laboratori!

Një studimi i përbashkët i pa botuar ende, mes OBSH-së dhe Kinës mbi origjinën e COVID-19 arrin në përfundimin se “transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njeriu, përmes një kafshe tjetër, është skenari më i mundshëm” i përhapjes së virusit, transmeton agjencia Associated Press.

Skenari që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe të jetë përhapur tek njeriu, konsiderohet si “jashtëzakonisht i pamundur” sipas hetimit të përbashkët, thuhet në raport.

Bëhet me dije se ky studim do të publikohet të martën,teksa zbuloi gjithashtu se brejtësit dhe macet “mund të preken nga virusi COVID, gjë që sugjeron se ato gjithashtu mund të jenë transmetuese” të tij.

Një diplomat i një vendi anëtar të OBSH-së në Gjenevë, e ndau studimin, që “dukej të ishte një version gati përfundimtar”, me agjencinë Associated Press të hënën, por agjencia e lajmeve nuk e ka bërë të ditur identitetin e diplomatit, sepse ai nuk ishte i autorizuar ta jepte informacionin para botimit.

Raporti është “bazuar kryesisht” në një vizitë që një ekip ekspertësh ndërkombëtarë bëri këtë vit në Wuhan të Kinës ku u shfaq për herë të parë koronavirusi.

Vitin e kaluar, një hetim i AP zbuloi se qeveria kineze po kontrollonte në mënyrë rigoroze të gjitha burimet për origjinën e saj.

“Ne kemi marrë shqetësime në lidhje me metodologjinë dhe procesin që është shkruar në raport, duke përfshirë faktin se qeveria në Pekin me sa duket ndihmoi për ta shkruar atë,” tha Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken në një intervistë të fundit të CNN./Opinion.al

Share: