Tingujt
Tingujt e zbehtë të një flauti
Dëgjohen – përtej liqenit të lotëve.
Një botë tingujsh- e brenda secilit tingull,
Një dhembje e angësht.
Erërat ulërijnë si të marra
Dhe tingujt struken në ëndrra.
Eklips
Ndjesitë – të tëra i zgjedhoj
sipas motiveve të tua.
Përroi i dashurisë buçet…
Vërshon mbi ty, mbi mua.
Me lëkurën tënde mbështillem.
E tëra eklipsohem prej saj.
Morfologjia e prekjeve tona,
pranverën zgjon dalëngadalë.
Fjalë të ëmbla, të pathëna
çelin mbi buzët plot zjarr.
Bajamet me ngjyrë të trëndafiltë
lulëzojnë në çdo acar.