Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar disa takime me drejtues politik në qarkun e Elbasanit dhe pas kësaj ka mbajtur një konferencë për gazetarët në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në këtë deklaratë Ambasadorja Kim bëri dhe një apel për votuesit për të cilët tha se duhet të bazohen edhe te dyshimet e SHBA lidhur me kandidatët për deputetë.
“Në të shkuarën gara politike në qytetin e Elbasanit ka qenë shumë e rëndësishme ndaj ishte koha e duhur për të ardhur këtu dhe për ta parë situatë personalisht. Për të takuar liderët ipolitik, por edhe të takoja njerëzit.
SHBA ka qenë shumë e qartë për pritshmërisë tona për kandidatë të pastër. Është thelbësore që drejtuesit politik të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, duke marrë në konsideratë dhe rekomandimet e SHBA.
Disa persona mund të thonë “Ky person është i përcaktuar nga SHBA, por nuk është i dënuar”. Unë mendoj se njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin që ky është fakt që tregon pafajësi, por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar dhe nevojën për Reformën në Drejtësi.
Kjo gjithashtu nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen dikë apo jo, kjo ka lidhje përcaktimet që ka bërë sekretari amerikan i Shtetit në bazë të hulumtimeve nëse një person përbën kërcënim për SHBA. Ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të gjykojnë nëse kjo përbën kërcënim edhe për ta”, u shpreh Ambasadorja Yuri Kim.
Sa i përket dekriminalizimit, Kim theksoi se Sekretari i Departamentit të Shtetit ka përcaktuar tre emra, por zgjodhi që të mos i përmendë. Disa nga partitë politike sipas saj i kanë marrë në konsideratë thirrjet e SHBA për kandidadë të pastër por disa jo.
“Janë 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar nuk do i përmend emrat e tyre dhe nuk do dalin nga goja ime, por mund ju mund ti shihni dhe ti gjeni. Për çështjen e listave qëndrimi i SHBA është shumë i qartë dhe ndoshta jo diplomatik, dhe partitë e kanë marrë në konsideratë, jo të gjitha, por pjesa më e madhe e tyre.
Tashmë është detyrë e KQZ dhe e Prokurorëve që të bëjnë vetingun e kandidatëve. Mos u surprizoni nëse disa kandidatë do të skualifikohen. Këtu qëndron fuqëia përfundimtare dhe fuqia përfundimtare janë votuesit.
Një përmirësim shumë i mirë është fakti që votuesi s’do votojë vetëm partinë, por për kandidatët. Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan.
Atyre që blejnë votua dua tu them:’Jeni duke shkelur ligjin. Dhe po turpëroni nderin tuaj.” Ndërsa u drejtohem atyre që u kërkohet tu blihet vota: “Vota është pushteti juaj, mos e dorëzoni atë.”
Nga një takim që kam pasur KQZ më siguroi se do të ndalohet kategorikisht marrja e telefonave brenda vendit të votimit dhe fotografimi i votës.
Pozicioni i SHBA është shumë i qartë, bisedat e mia me udhëheqësit politik janë shumë troç, sipas stilit tim. Kam besim se Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo nuk do të thotë që ne të relaksohemi. të gjithë kemi një rol për të luajtur, përfshirë edhe media”.
Top Channel