Forcat kryesore politike dhe kandidatët e tyre duket se “betejën” për 25 prillin e kanë shtrirë edhe në rrjete sociale.
Libraria e reklamave në Facebook në kuadër të politikës së transparencës ka bërë të ditur te gjitha sponsorizimet për reklamat politike, ku për Shqipërinë më 30 ditët e fundit janë harxhuar plot 123 mijë dollarë.
Nga Partia Demokratike kandidatët kryesore që kanë shpenzuar me shumë në rrjete sociale janë Agron Shehaj, kryetari Lulzim Basha, Belind Këllici dhe Lediana Fratari, që arrijnë një total prej 27 milionë lekësh.
Ndërkohë Partia Socialiste duket se ka ndjekur një strategji tjetër duke sponsorizuar nëpërmjet faqes së saj zyrtare me kosto deri në 15 milionë lekë.
Kandidatet që shihen më aktivë në rrjet nga kjo forcë janë Alqi Bllako, Arben Pëllumbi, Dallëndyshe Bici dhe Eduard Shalsi, që arrijnë një total prej 17 milionë lekësh.
Gjithashtu nga të dhënat e vrojtuara vihet re se janë shumë faqe të pavarura, që bëjnë propagandë për punët e qeverisë dhe kandidatëve të forcës së majtë politike, me një shifër që shkon deri në 30 mijë dollarë. LSI duket forca që e ka neglizhuar më shumë strategjinë në rrjete sociale, duke shpenzuar shifra minimale, ku bien në sy Kryetarja Kryemadhi me 3 mije dollarë.
Shpenzimet e ndara sipas qarqeve tregojnë se më shumë para janë hedhur për imazhin e kandidatëve në qarqet ku lufta është edhe më e fortë. Kryeson Tirana me 58 mijë dollar e më pas Elbasani mbi 10 mijë dollar në Elbasan. E kështu më radhë. Më pak janë shpenzuar për garën elektorale në Gjirokastër dhe Kukës, ku praktikisht ndarja e mandateve është e qartë edhe pa u votuar.
Shpenzimet për fushatën në Facebook: Në 30 ditë, 123 mijë USD.
Sponsorizime, kandidatët e PD
Agron Shehaj | 10,118 USD |
Lulzim Basha | 9,168 USD |
Belind Këlliçi | 1,830 USD |
Lediana Fratari | 1,116 USD |
Bardh Spahia | 997 USD |
Helidon Bushati | 987 USD |
Fatmir Mediu | 862 USD |
Alfred Rushaj | 714 USD |
Eduart Sharka | 608 USD |
Gazment Bardhi | 469 USD |
Sponsorizime, kandidatët e PS
Dallëndyshe Bici | 4,053 USD |
Eduard Shalsi | 3,623 USD |
Alqi Bllako | 2,982 USD |
Arben Pëllumbi | 2,919 USD |
Ilir Metaj | 2,199 USD |
Plarent Ndreca | 770 USD |
Etjen Xhafaj | 567 USD |
Bora Muzhaqi | 547 USD |
Damian Gjiknuri | 463 USD |
Ermonela Felaj | 458 USD |
Sponsorizime, kandidatët e LSI
Monika Kryemadhi | 2,027 USD |
Vojo Bregu | 2,489 USD |
Floida Kërpaçi | 506 USD |
Shpenzimet sipas qarqeve
Qarku Tiranë | 58,091 USD |
Qarku Elbasan | 10,643 USD |
Qarku Shkodër | 9,153 USD |
Qarku Durrës | 9,078 USD |
Qarku Fier | 8,742 USD |
Qarku Vlorë | 6,896 USD |
Qarku Korçë | 6,364 USD |
Qarku Berat | 3,454 USD |
Qarku Dibër | 3,074 USD |
Qarku Lezhë | 2,802 USD |
Qarku Gjirokastër | 1,864 USD |
Qarku Kukës | 1,649 USD |
Top Channel