Home KRYESORE Dashamir Tahiri: Ja si u bashkuam dhe u ndamë me Shpëtim Idrizin

Dashamir Tahiri: Ja si u bashkuam dhe u ndamë me Shpëtim Idrizin

Përshëndetje miq dhe dashamirës !
Unë Dashamir Tahiri , në vitin 2009 jam zgjedhur deputet i PDI (Partia për Drejtësi dhe Integrim) dhe jam deputeti i parë çam i deklaruar dhe i dalë nga partia e parë e komunitetit tonë . Kam qenë mandati i 70 i Aleancës për Ndryshim udhëhequr nga Partia Demokratike dhe kam deklaruar mbështetje pa kushte për të djathtën.

Pas zgjedhjeve u bashkua me mua dhe Shpëtim Idrizi i dalë nga lista e PS në Vlorë , por që nuk hezitoj aspak të përdorte çështjen çame dhe “patriotizmin” e tij të shfrenuar për të kaluar me palën në pushtet.

Ne krijuam PDIU të dy sëbashku dhe për hir të eksperiencës më të madhe që ai kishte në politike e lejova që të bëhej kryetar . Mirëpo “Tym Idrizi i doganave” filloi menjëherë të kryente manovrat që kishte mësuar nga koha në pushtet me PS duke shitur vende pune dhe duke vendosur gjoba mujore drejtorëve që kishte vendosur , të cilët as nuk ishin çam dhe as nuk përfaqësonin komunitetin tonë apo vlerat patriotike për të cilat Shpëtimi “jep dhe jetën” edhe sot e kësaj dite .

Nuk kaluan disa muaj dhe aty nisën krisjet e mia të para me Shpëtim Idrizin. Megjithatë qëndrova në PDIU sepse besoja tek amaneti i të parëve tanë dhe tek forca e partise tonë për të çuar para çështjen çame, pavarësisht përplasjeve personale me Shpëtim Idrizin. Në vitin 2013 ne arritëm të merrnim 4 mandate me siglën tonë (Vlorë , Fier ,Tiranë,Elbasan) dhe të pestin na e fali PD në listën e Fierit , sigurisht pazarxhiu dhe negociatori i fuqishem, dhe i pavotuar ndonjëhere drejtpërdrejtë Shpëtim Idrizi .

Pas zgjedhjeve “Tymi” u përpoq me doemos të kalonte me palën në pushtet e cila nuk ja kishte aspak nevojën dhe ja doli ta bënte ktë gjë në vitin 2015 gjatë zgjedhjeve lokale dhe krisjeve të para mes PS-LSI . Sigurisht që Shpëtim Idrizi vazhdoi avazin e drejtorive , ndërsa unë qëndrova në opozitë me të djathtën, besnik ndaj përkatësisë time dhe elektoratit që më kishte dërguar në parlament dy herë .

Kështu u distancova dalëngadalë nga partia për të cilën kisha investuar shumë shpirtërisht dhe financiarisht . Në vitin 2017 u vendosa i pesti në qarkun Vlorë nga lista e koalicionit të djathtë , pavarësisht besnikërisë dhe peshës time elektorale dhe mbi të gjitha u rendita pas kundërshtarit tim politik të hershëm Vangjel Dule(PBDNJ), i cili sot ndodhet në një sanduiç mes dy çamëve, Shpëtim Idrizit dhe Mesila Doda , në listën e Tiranës .

Mu desh ta kapërdija ktë “kafshatë që skapërdihej” për hir të rrethanave politike dhe çështjeve personale me lidershipin e partisë . Në 2019 kur Opozita vendosi të digjte mandatet unë nuk e pranova mandatin që mu ofrua , sepse në Parlament më dërgon vetëm vota e popullit dhe jo listat e kryetarëve apo djegia e mandateve . Në politikë jam futur për të ndjekur amanetin e të parëve dhe për të përfaqësuar denjësisht komunitetin çam të vlorës dhe të gjithë vlonjatët .

Nuk jam futur për tu pasuruar , sepse i pasur kam qene shumë kohë para se ti futesha politikës . Nuk jam nga ata që janë futur në politikë “pa çati” dhe sot janë milionera dhe paguajnë vendin në listat e partive për të vazhduar avazin e vjedhjeve . Unë kam qenë i djathtë si në pushtet ashtu edhe tetë vite në opozitë dhe i tillë do të mbetem .

E vërteta mbizotëron mbi gjithcka !

Share: