Home Gjeo-Ekonomia Alarm për bombë në aeroplan, Greqia ngre në fluturim avionët luftarakë

Alarm për bombë në aeroplan, Greqia ngre në fluturim avionët luftarakë

Mediet greke kanë raportuar ditën e sotme se një alarm për bombë mbi hapësirën ajrore greke ka krijuar panik tek pasagjerët e një avioni. Gazeta greke “Protothema” raporton se një aeroplan pasagjerësh, që po udhëtonte drejt Izraelit, ka dhënë alarmin, kur ndodhej mbi qytetin grek të Heraklio, pasi dyshohej që në bord të kishte bombë.

Bëhet me dije se menjëherë është aktivizuar mekanizmi i alarmit dhe avionë luftarakë grekë janë ngritur në fluturim. Aeroplani me pasagjerë ka hyrë në hapësirën ajrore të Greqisë rreth orës 09:00, sipas orës lokale.

Për t’i ardhur në ndihmë avionit i cili kishte dhënë alarmin janë ngritur në ajër katër avionët luftarakë grekë F-16, të cilët e kanë shoqëruar aeroplanin e nisur nga Shtetet e Bashkuara. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur asnjë incident dhe sipas informacioneve të fundit, aeroplani është ulur në mënyrë të sigurt në Izrael.

Teksa paniku ka kaluar, policia ka nisur hetimet për të verifikuar informacionet që flisnin për dyshimet për bombë./Opinion.al

Share: