Nga Gladiola Busulla
Përpara se të trokisje në zemrën time
njihja shumë kalendarë:
gregorian, arab, julian,
babilonas, hebraik, romak.
Befas u shfaqe ti…
Kalendarët u përmbysën.
Koha nisi të rridhte
para e pas erës sate.
Ashtu dhe dita ime
lind e muzget në ty.
Si lot i artë ndriçon
mbi velin e errët të natës!
Ajri, qielli, toka dhe deti
mbështillen me frymën tënde të butë.
Dhe unë numëroj çastet
që më ndajnë nga ti.
Kalendari im !