Kanë mbërritur në Shqipëri ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey, të cilët do të kryejn trajnime me Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.
Po ashtu, ushtarët amerikanë do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara.
Ata u pritën në Tiranë nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
“Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.”-thuhet në postimin e ambasadës së SHBA./Opinion.al