Home KRYESORE Dita Botërore e Shëndetit/ Ambasada amerikane i shpreh mirënjohjen punonjësve të shëndetit,...

Dita Botërore e Shëndetit/ Ambasada amerikane i shpreh mirënjohjen punonjësve të shëndetit, që po rrezikojnë jetën duke luftuar Covid 19

Në këtë ditë të shënuar për mjekët dhe punonjësit në sistemin shëndetësor, Ambasada amerikane në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shpreh vlerësimet për të gjithë ata që po rrezikojnë jetën, në përballje me koronavirusin.

“7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme. Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë Covid 19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat! Bashkohuni edhe ju me këtë ditë, falënderoni një punonjës shëndetësor sot!”

Top Channel

Share: