A ia vlen me u kthy nga rruga?
Nga Arlinda Çausholli
Para pak netësh një zotëri i moshuar i ra xhamit të makinës sime, ndërsa po përpiqesha të ngjitesha në një malore të thekur afër Kodrës së Diellit, dhe po dilja me zor nga një përshesh trafiku, të cilin ne që jetojmë në Tiranë e njohim mirë. Edhe zotëria 80-vjeçar atë po përpiqej të bënte, veçse nuk kishte katër rrota, por një bastun druri në të cilin mbahej.
Më foli më nje dialekt të thellë verior. Do më ngjitësh deri në qafë? Në ngutim tim, qafa mendova do të jetë shumë larg, e iu përgjigja se jam shumë më afër. Nuk ka gjë, më tha, e më uroi rrugë të mbarë me një zë kumbues. Ndërsa po ngjitesha në kodër me gjithë zhurmën e makinës sime, mendja më rroku zotërinë në moshë dhe u ktheva. E gjeta në krah të rrugës, dhe e mora…
Faleminderit më tha. Faleminderit ti që më ktheve nga rruga, i thashë, se me lehtësove. Si e ke emrin? Nikollë Marku më tha, jam nga Mirdita. I thashë se kam shumë respekt për mirditorët. Hoqi beretën ngjyrë kafe dhe më tha duke prekur ballin me dorë. Jam i vjetër, por i qetë. Këtë ballë e kam të pastër dhe sot që vlerat kanë humbur, e di se çfarë do të thotë.
Mu më dhurove frymë sot i thashë, e nje pjesë të ballit ta mora.
E lashë tek dera e shtëpisë dhe bëra këtë foto në kujtim të brezit të artë shqiptar.