Home KRYESORE Gazetari i kronikes reagon ndaj shkarkimit te prokurorit Bledar Maksuti nga Vettingu

Gazetari i kronikes reagon ndaj shkarkimit te prokurorit Bledar Maksuti nga Vettingu

Ti na heq nga qarkullimi
një grup killerash me pages
ndërsa ne të heqim ty nga puna!

Nga Elton Qyno

Sot e nisa ditën me një zhgënjim të madh!
Kjo pasi, disa satrapë të një trupë gjykuese të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit “Vettingut”, kryen një krim kundër shoqërisë dhe vetë sistemit të drejtësisë.

Paraditen e sotme Satrapët, e Vettingut vendosën të largojnë nga rradhët e drejtësisë Shqiptare, prokurorin e Tiranës Bledar Maksutin.

Prokuror model, puntor, i pa implikuar në pazare dhe dëngla e interesash oligarkësh në Tiranë. Mbi të gjitha njeri model, qytetar, pjesë e shoqërisë së mirë.

Çuditë dhe paradokset e realitetit Shqiptar, nuk kanë të sosur.

Çudia Nr. 1 e procesit të Vettingut ndaj prokurorit Bledar Maksuti ishte fakti se i kërkohej të jepte llogari për pasurinë e babait të tij të ndjerë dhe jo për pasurinë që ai vetë kishte vënë. Satrapër kërkonin qiqrat në hell, jo për Bledar Maksutin por për babain e ndjerë të tij.

Më mirë “Vettingu” seancën me subjektin e rivlerësimit ta kishte zhvilluar në “Tufinë”, se sa në ambjentet e KPK-së.

Çudia Nr. 2 e procesit të Vettingut ndaj prokurorit Bledar Maksuti është fakti se, një muaj më parë prokurori Maksuti, falë hetimeve profesionale dhe me oficerët e policisë së Tiranës, qëndruan për netë të tëra zgjuar, dhe hoqën nga qarkullimi një grup të rrezikshëm vrasësish me pagesë, siç ishin ata persona që vranë biznesmenin Behar Sofia në qëndër të Tiranës. Sot pas një muaj satrapët e Vettingut heqin nga qarkullimi dhe sistemi i prokurorisë, prokurorin Maksuti.

Pra e gjithë fabula për atë që e kupton dhe nuk e kupton, është fare fare e thjeshtë…

Prokurori punon ditë-natë në shumë drejtime. Qëndron zgjuar gjatë fazës së finalizimit të operacionit me frikën se mos killerat që vranë Behar Sofinë, mos i vrasën dhe ndonjë oficer në momentin e arrestimit dhe skandali por dhe pesha e çështjes mer përmasa të tjera.

Prokurori ri e vret mendjen me orë të tëra, ku të gjejë provën me qëllim heqjen qafe dhe nxjerjen nga qarkullimi të një grupi killerash me pagesë që veprojnë në shoqëri.

Paralel me prokurorin janë dhe satrapët e Vettingut, që mendojnë për orë të tëra se ku gjejnë prova, edhe tek të vdekurit, për të hequr qafe dhe nxjerë nga qarkullimi prokurorin…

Mos po çfarë është kjo, reformë apo orgji institucionesh shtetërore??

Shkarkimi i Bledar Maksutit dhe shumë të tjerëve, është prova e rradhës që “Vettingu” kryen krim ndaj sistemit, duke përfocuar akoma dhe më shumë atë shprehjen se: “…ky shtet të flak në rrugë…”.

Share: