Home KRYESORE Gjykata merr vendimin, arrest me burg për 2 kontrollorët e Rinasit

Gjykata merr vendimin, arrest me burg për 2 kontrollorët e Rinasit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për tre të ndaluarit e kompanisë AlbControl, të cilët kishin detyrën e kontrollorit të trafikut ajror në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Për Flora Ndrecën është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa për  dy kontrollorët e tjerë, Armando Fezga dhe Muhin Mezini është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Kujtojmë se një ditë më parë  Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndaj Gjykatës që Flora Ndreca të merrte masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët“arrest me burg”.

Bëhet me dije se ndaj tre kontrollorëve, Prokuroria ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim”./Opinion.al

Share: