Home Gjeo-Ekonomia Greqia shtyn afatin e bllokimit të Kapshticës

Greqia shtyn afatin e bllokimit të Kapshticës

Autoritetet Greke kanë shtyrë përsëri bllokimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë. Mësohet se bllokimi do të vijojë deri në 26 prill.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve./Opinion.al

Share: