Home KRYESORE Ish-zyrtar i LSI/ Kush është Pjerin Xhuvani që u vra në Elbasan

Ish-zyrtar i LSI/ Kush është Pjerin Xhuvani që u vra në Elbasan

Pjerin Xhuvani 56-vjeç është viktima i cili është ekzekutuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një ish-mjek në profesion, Pjerin Xhuvani është personi i  cili ka qenë i përfshirë në incidentin e ndodhur në Elbasan në 14 Mars të këtij viti ku dy forcat kryesore politike kishin takimet e tyre.

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Viktima është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa aktualisht ka qenë i aktivizuar në fushatën elektorale.

Ndër të tjera bëhet me dije se Xhuvani ka qenë gjithashtu edhe ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Elbasanit.

Pjerin Xhuvani, ka mbajtur më herët postin e  ish-drejtorit të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, teksa 6 vite më parë u pushua nga detyra duke u akuzuar  për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim./Opinion.al

Share: